FOTO+EMRI/ Sekuestrohen 4 kallëpë trit*li dhe 2 a*më , po transportoheshin nga Shëngjergji për në Tiranë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Synimi”, duke arrestuar në flagrancë një shtetas që transportonte armë dhe municion me qëllim shitjen.
Urim Meta, 46 vjeç, banues në Tiranë, u ndalua në rrugën e fshatit Shëngjergj.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia gjeti dhe sekuestronte 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Armët, municioni, automjeti dhe celulari i të arrestuarit u sekuestruan si prova materiale. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar dhe arrestuar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Ndërkaq Ora News ka siguruar foton e 46-vjeçarit Urim Meta.
Ky i fundit u arrestua në rrugën e fshatit Shëngjergj nga ku kishte marrë 4 kallëpe tritol, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Dyshohet se Meta do t’i shiste në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Synimi". Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë.
Arrestohet në flagrancë shtetasi që transportonte armët dhe municionin, që dyshohet se i kishte marrë në fshatin Shëngjergj, me qëllim shitjen në Tiranë.
Si rezultat i punës intensive operative dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasve të përfshirë në transportim/shitje të armëve shpërthyese dhe armëve të zjarrit, për përdorim në ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan me sukses operacionin e koduar “Synimi".
Gjatë operacionit, u kap në flagrancë, në rrugën e fshatit Shëngjergj, shtetasi U. M., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Armët dhe municioni u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.
Vijon hetimi, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

