VIDEO/ Aksident me vd*kje pranë gjykatës në Tiranë! Autoboti i "UKT-së" përplas gruan që lëvizte me motoçikletë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2026, 11:06
Një aksident i frikshëm është regjistruar pak më parë në Tiranë!
Autoboti i UKT-së ka përplasur një grua që lëvizte me motoçikletë.
Kjo e fundit për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Ngjarja ndodhi afër Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
