Projekti përgjysmë makth për banorët e Durrësit, problem rrugët ‘Azem Hajdari’ e ‘Gjelberimi’
Banorët të cilët jetojnë në rrugët “Azem Hajdari”dhe “Gjelberimi” në qytetin e Durrësit, prej vitesh përballen me një infrastrukturë tepër të rënduar si dhe me problemin e mossistemimit të kanalit kullues.
Edhe pse prej kohësh është miratuar një fond për zbatimin e projektit për sistemimin e rrugës si dhe kanalit kullues, deri tani ka patur vetëm zvarritje të projektit, ndërsa banorët cdo ditë përballen me vështirësi dhe erën e rëndë që emëtohet nga kanali i ujërave të zeza
Projekt i rrugës “Azem Hajdari”dhe rrugës “Gjelberimi” në Durrës, vazhdon të zvarritet. Pesë vjet pas nisjes, punimet për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës kanë mbetur në mes, duke u bërë shkak për aksidente të shumta rrugore me pasoja të rënda.
Një tjetër problem për këtë zonë është dhe rehabilitimi dhe sistemi i kanalit kullues. Banorët e kesaj zone shprehen se në këtë aks kanë ndodhur shume aksidente sepse makinat kalojne ne nje korsi paralelisht pasi krahu tjeter i rruges eshte lene përgjysem, ndërsa shtojnë se për ta është tepër e vështirë të jetojnë aty për shkak të erës së rëndë që emëtohet nga kanali i ujërave të zeza.
Fondi me vlerë 892 milion lekë, i miratuar në gusht të vitit 2023 për rehabilitimin e kanaleve në zonën e Porto-Romanos dhe Kënetës, sic duket ka “ndryshuar destinacion” duke lene ne meshire te fatit këto zona, ku përveç ujërave të reshjeve të shiut aty shkarkohen pa ndërprerje edhe ujërat e zeza.
