“Çerdhe” pr*stitucioni në Durrës, procedohen dy braziliane, në kërkim dy të tjera

Policia e Durrësit ka zbuluar një ambient të marrë me qira, i përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Gjatë operacionit në lagjen 13 të qytetit bregdetar u proceduan penalisht dy shtetase braziliane, njëra e kapur në hotel dhe tjetra në ambientin e marrë me qira.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim dy shtetase të tjera braziliane, njëra e dyshuar për përshtatjen e ambienteve për prostitucion dhe tjetra për ushtrimin e kësaj veprimtarie.

Në kuadër të hetimeve, u proceduan penalisht edhe 8 shtetas të tjerë nga Vlorë, Durrës dhe Divjakë, si dhe administratori i hotelit ku u kap njëra prej shtetaseve, për fshehje të të ardhurave.

Policia sekuestroi shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 10 celularë dhe pasaporta.