PS rrëzoi kërkesën e SPAK/ Gaba: Qeveria vendosi veten mbi ligjin, qytetarët trajtohen si kategori e dytë
I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ora News, analisti Gent Gaba komentoi zhvillimet e fundit politike, duke kritikuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke e cilësuar vendimmarrjen e mazhorancës si një goditje ndaj drejtësisë dhe procesit të integrimit europian.
"Dua ta filloj me fundit e fjalës së zotit Rama, i cili tha që Shqipëria nuk ka një plan B.
Në fakt Shqipëria nuk ka një plan B, por Rama e ka. Quhet plani Balluku për të mbrojtur me çdo kusht qeverinë e tij nga drejtësia, duke bërë sot një atentat shumë të rëndë kundër procesit të integrimit europian në njërin krah por edhe ndaj drejtësisë në vetvete.
Kjo është një nga gjërat më të rënda që ka ndodhur pas 2016, kur për shkak të procesit të integrimit europian, ne kemi nisur një proces reformimi tëdrejtësisë që tashmë po arrin maturimin e tij dhe zoti Rama i ka fjalë dhe retorikë politike.
Ne pamë kur erdhi momenti i provës, vendosi me forcën e kartonave që qeveria e tij është mbi ligjin, ndëra qytetarët e thjeshtë janë nën ligjin e trajtohen si një grup i kategorisë së dytë", u shpreh Gaba.
