VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (11 - 12 mars 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Alpet, Gadishulli Skandinav dhe Evropa Lindore paraqiten me reshje shiu e dëbore dhe erë.

Ndërsa pjesa tjetër e Evropës, përfshirë Ballkanin dhe Gadishullin Apenin, me mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet me kthjellime; pasditja me vranësira dhe pika shiu në jug.

Temperaturat luhaten nga 2°C – 21°C. Era fryn jugperëndimore rreth 28 km/h, dallgëzim i ulët.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme.

 Ishujt britanikë dhe gadishulli Skandinav do te priten me reshje shiu e dëbore nga cikloni i Islandës. Alpet me rrebeshe dhe erë. Ndërsa Ballkani dhe brigjet e Egjeut me mot të kthjellët dhe të ngrohtë.

Sipas MeteoAlb, paraditja e nesërme pritet kryesisht e kthjellët; pasditja vijon me vranësira dhe shira lokalë në lindje, ndërsa bregdeti mbetet me diell. Temperaturat luhaten nga 2°C – 22°C. Era fryn deri 30 km/h, dallgëzim 2 ballë.