Përfshihet nga flakët gjatë natës një banesë në zonën e Ujit të Ftohtë, ja çfarë dyshohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2026, 09:32
Rreth orës 01:30, një banesë në zonën e Ujit të Ftohtë, Vlorë, është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nga verifikimet e para rezulton se flakët kanë shkaktuar dëme materiale, duke djegur një dhomë dhe kuzhinën e banesës. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar.
