DEBATI PËR “ARRESTIN ME BURG”! Gjykata e Lartë vendos më 9 prill, SPAK thotë se në vitin 2025 ka rënie
Gjykata e Lartë pritet të mbledhë më 9 prill Kolegjin e Posaçëm për të unifikuar praktikën gjyqësore mbi masat e paraburgimit, një nismë që ka ngjallur debat politik. Ndërkohë, raporti i SPAK për vitin 2025 tregon ulje të përdorimit të “arrestit në burg” dhe rritje të masave alternative të sigurisë.
Gjykata e Lartë pritet që më 9 prill të mbledhë Kolegjin e Posaçëm për të unifikuar praktikën gjyqësore lidhur me masat e paraburgimit.
Vendimi vjen në një mesin e debati politik mbi arsyetimin e caktimit të masave të arrestit në burg, dhe pas disa vendime të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që ka gjobitur Shqipërinë për paraburgim të paarsyetuar,
Por Nisma e kryetarit Sokol Sadushi është pritur me kritika nga përfaqësues të opozitës, ndërsa ai ka theksuar se masa e paraburgimit duhet të arsyetohet qartë nga gjykatat.
Vendimmarrja mbi lirinë personale duhet të jetë e arsyetuar në mënyrë të tillë që të jetë e kontrollueshme dhe e verifikueshme, jo e mbështetur në formulime standard, thotë Sadushi në argument.
Ndërkohë, raporti i fundit i publikuar nga Prokuroria e Posaçme për veprimtarinë e vitit 2025 tregon një ulje të përdorimit të masës së sigurisë “arrest në burg”.
Sipas raportit, gjatë vitit 2024 është vënë re një rënie e ndjeshme e kësaj mase dhe një zhvendosje drejt masave alternative të sigurisë.
SPAK në shumë raste ka vendosur masën “detyrim paraqitje”, ndërsa raporti evidenton se nga 8 raste në vitin 2021 kjo masë ka arritur në 63 raste në vitin e kaluar. Për rastet e korrupsionit, Prokuroria e Posaçme vlerëson se masa e “ndalimit të daljes jashtë vendit” është një masë e përshtatshme sigurie.
Ky fakt pasqyrohet edhe në raportin për vitin 2025, ku theksohet se masa e ndalimit të daljes jashtë vendit është dyfishuar krahasuar me vitin 2024.
Gjatë vitit të kaluar, në kuadër të politikës penale të ndjekur nga SPAK për kërkesat për masa sigurie, janë regjistruar 294 procedime penale me gjithsej 434 persona të përfshirë.
Nga këta, për 110 persona është caktuar masa “arrest në burg”, për 29 persona “arrest shtëpie”, për 63 të pandehur masa “detyrim paraqitje”, për 2 persona “pezullim nga detyra”, ndërsa 152 persona janë hetuar pa masë sigurie.

