Meshini jep lajmin e mirë: Një monument i ri arkeologjik pritet të bëhet i vizitueshëm së shpejti në Lushnje

Një zbulim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjes ka nxjerrë në dritë gjurmët e një vendbanimi të lashtë, duke hapur një kapitull të ri për historinë e kësaj treve.

Gjetjet e para, të zbuluara nga një ekspeditë arkeologjike, dëshmojnë për një jetë të pandërprerë për disa shekuj, duke filluar nga antikiteti.

Për të folur më tepër rreth kësaj teme, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte arkeologu Mariglen Meshini.

"Nuk kemi arritur akoma të njohim plotësisht këtë sit arkeologjik, por jemi në gjendje të kuptojmë nëpërmjet materialit arkeologjik të zbuluar që kemi të dhëna që jeta aty në këtë zonë fillon, le të themi nga shekulli i dytë, fundi i shekullit të dytë para erës sonë dhe vazhdon deri në shekullin e katërt të pestë pas erës sonë, ajo që ne e quajmë si njihet në terminologjinë shkencore si periudha e antikitetit të vonë.

Ka një kohështrirje të gjatë dhe një përdorim të gjatë si vendbanim nga sa duket ëh tashmë, megjithëse është pak herët për të folur për tipologjinë e këtij vendbanimi, për natyrën, për shtrirjen e tij dhe fazat më të zhvilluara brenda, brenda këtij vendbanimi.

Patjetër që ne do të kemi një periudhë intensive gërmimesh në zonën e Lushnjes

Këtë vit edhe në vazhdim do të jemi pothuajse deri në, deri në fund të muajit maj në në këtë zonë.

Kuptohet me disa shkëputje ëh, le të themi të të ekspeditës sonë, por do të vazhdojmë deri në maj për të kuptuar dhe për të zbuluar, për të pasur një vendbanim jo thjesht të datuar, por mbi të gjitha dhe një aset të shtuar të trashëgimisë tonë.

Ka qenë edhe vetë Bashkia e Lushnjes, që duhet të gjej rastin ta falenderoj për mbështetjen, kryetarin e bashkisë, por dhe Bashkinë Lushnje, e cila ka qenë shumë e interesuar për të mbështetur këto hulumtime arkeologjike, sepse në vetvete përbëjnë një njohje të historisë së qytetit, një njohje të fazave të zhvillimit të tij dhe, le të themi, për të kuptuar atë që sot ne kemi një qendër të rëndësishme, të vendit tonë, e cila ka një rëndësi të caktuar jo vetëm historike, por nga të gjitha aspektet, si qytet.

Por mbi të gjitha për të njohur atë pjesë të munguar të, të historisë së kësaj zone.

Deri tani nga kërkimet e e kryera, nga ato pak kërkime, në fakt, në zonën e Lushnjes, sepse duhet thënë që ka qenë disi jashtë vëmendjes së hulumtimeve arkeologjike.

Të dhënat kanë qenë për sporadike dhe, le të themi, jo të mirëfillta shkencore. Kanë qenë vetëm të identifikuara vetëm gjetje rastësore.

Ky program hulumtimi sistematik, patjetër që nuk do të mjaftojë vetëm me këtë pikë të rëndësishme arkeologjike, por kemi disa zona të tjera ku patjetër, përveç se njohjes së historisë, do të kemi edhe, pse jo, monumente të reja të zbuluara në zonën e Lushnjes", u shpreh Meshini.

Ndiqni intervistën e plotë: