Ngjarja me dy viktima në Lushnjë shkon në Kushtetuese! Anterio Kaloshi kërkon shfuqizimin e vendimeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2026, 10:34
Anterio Kaloshi i dënuar me burg për jetë për masakrën e Lushnjes i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për shfuqizim të vendimit.
Nëpërmjet avokatit Detar Hysi, Kaloshi kërkon të rrëzohen vendimet e dhëna në ngarkim të tij.
Nga gjykimi Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili dyshohet se kane marrë pjesë në vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, ngjarje e shënuar në Lushnjë në vitin 2017.
Dy të dënuarit akuzohen për veprat penale “ vrasje në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe ‘Prishja e qetësisë publike’.
