VIDEO/ Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, thirret në SPAK: Asgjë për t’u shqetësuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2026, 14:44
Ish kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është paraqitur në SPAK mesditën e kësaj të marte.
Ende nuk ka informacion, lidhur me thirrjen e Lelit pranë institucionit të organit të akuzës, ndërsa ish Kryetari i Bashkisë Vlorë është paraqitur pa avokat.
Leli ka qëndruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për rreth një orë, ndërsa pas daljen nga institucioni nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë për gazetarët e ndodhur jashtë ambienteve të SPAK.
‘Asgjë për t’u shqetësuar’, u shpreh Leli, pas qëndrimit rreth 1 orë e 30 minuta në organin procedues.
