Akuzohet për vr*sjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, Ruben Saraiva paraqitet në Gjykatën e Lezhës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2026, 10:24
Portugezi Ruben Saraiva është paraqitur sot në Gjykatën e Lezhës, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin.
Në seancën e radhës, mbrojtja pritet të paraqesë konkluzionet përfundimtare për çështjen.
Më herët, Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën, duke kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez.

Nga ana tjetër, mbrojtja përmes avokatit Kujtim Cakrani pretendon se klienti i tij është i pafajshëm dhe se nuk ka prova të mjaftueshme që e implikojnë në këtë ngjarje.
Pas paraqitjes së konkluzioneve nga pala mbrojtëse, pritet që gjykata të tërhiqet për vendim.

