Francesco Moriero largohet zyrtarisht nga Flamurtari, klubi vlonjat njofton largimin e italianit nga pankina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2026, 11:09
Francesco Moriero largohet zyrtarisht nga Flamurtari. Gjithçka është konfirmuar edhe nga klubi vlonjat mes një postimi në faqen e vet zyrtare.
Në fakt trajneri italian mungonte prej tre javësh, ndërsa gjithçka lidhej me faktin se ishte i sëmurë.
Këtë të hënë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar për largimin e tij nga Flamurtari dhe ndërprerjen e bashkëpunimit mes palëve.
“Klubi i Futbollit Flamurtari njofton se bashkëpunimi me trajnerin Francesco Moriero ka përfunduar me mirëkuptim të plotë mes palëve. Klubi dëshiron të falënderojë trajnerin Moriero për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës. Kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm për ekipin dhe për zhvillimin e klubit”, thuhet në njoftim.
