Futbollistja e Kombëtares bën parashikimin për ndeshjen e rradhës së Teutës: Doja të them 2-0 për...
Futbollistja e ekipit kombëtar të moshave, Samanta Hysa, ishte e ftuar në studion e emisionit “Ora Sport”, ku u ndal te ndeshja e radhës e Teutës dhe pritshmëritë për rezultatin.
Gjatë bisedës në studio u rikthye edhe përballja e kaluar me Egnatian e Rrogozhinës, ndërsa diskutimi u fokusua te mundësia e një reagimi të ekipit durrsak në sfidën e ardhshme.
Në bisedë u përmend edhe eliminimi në përballjen e mëparshme, ndërsa më pas Hysa u pyet për një parashikim të mundshëm për ndeshjen e radhës së “Djemve të Detit”.
“Tani unë doja të them 2 me 0 për Teutën ose 2 me 1.”- tha ajo.
Në vijim të diskutimit në studio u fol edhe për ecurinë e kampionatit dhe mënyrën se si skuadrat reagojnë nga një ndeshje në tjetrën.
“Mundet, mundet se ky kampionat është tregues.”- shtoi Hysa.
Parashikimi i bërë në studio ka nxitur reagime mes tifozëve të Teutës, të cilët presin të shohin nëse rezultati i përmendur do të përputhet me atë që do të ndodhë në fushën e lojës.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA SPORT":

