VËMENDJA NË MILANO/ Publikohen FORMACIONET e derbit Milan-Inter, ja zgjedhjet e Allegri-t dhe Chivu-së
Në orën 20:45 zhvillohet takimi i shumëpritur i javës së 28-të të Serie A 2025/26, derbi i qytetit të Milanos, Milan-Inter,
Në aspektin e formacioneve, nuk ka surpriza të mëdha. Te Milan mungon Bartesaghi, ndërsa vendin e tij në krahun e majtë e zë Estupinan.
Nga ana tjetër, Interi ka në stol fillimisht Calhanoglu, me Mkhitaryan që merr vendin e tij në mesfushë.
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, humbet Thuram, por rikuperon Bonny, i cili do të luajë në sulm bashkë me Pio Esposito.
Për Milanin, dy sulmuesit kryesorë do të jenë Leao dhe Pulisic, ndërsa qendra e mesfushës do të komandohet nga Modric dhe Rabiot.
FORMACIONET ZYRTARE:
MILAN (3-5-2): Maignan; Tomori, De Ëinter, Pavlovic; Saelemaekers, Rabiot, Modric, Fofana, Estupinan; Leao, Pulisic.
INTER (3-5-2): Sommer; Bisseck, Akanji, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Zielinski, Mkhitaryan, Dimarco; Esposito, Bonny.

