"Ky kampionat është i paparashikueshëm"/ Halili: Në tre sezonet e fundit Egnatia dominonte por s'fitonte kurrë me Teutën
Gazetari sportiv Isa Halili ishte i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport”, ku u ndal te përballjet mes Teutës dhe Egnatias, si dhe te ndryshimi i raportit mes dy skuadrave në sezonin aktual.
Gjatë diskutimit në studio, Halili foli për faktin se kampionati këtë sezon ka prodhuar rezultate të paparashikueshme dhe se shumë ndeshje kanë dalë ndryshe nga pritshmëritë.
“Mundet, mundet se ky kampionat është treguar totalisht i paparashikueshëm dhe shumë ndeshje nuk kanë pasur parashikime.”-tha Halilaj.
Në analizën e tij, ai u ndal edhe te statistikat e përballjeve mes dy skuadrave në sezonet e fundit.
Sipas tij, për disa vite me radhë Egnatia, pavarësisht dominimit në futbollin shqiptar dhe titujve kampion, nuk arrinte të fitonte ndaj Teutës.
“Në tre sezonet e fundit Egnatia dominonte futbollin shqiptar duke fituar tituj kampion dhe nuk fitonte kurrë me Teutën.”- shtoi ai.
Megjithatë, ky sezon ka sjellë një ndryshim të dukshëm.
Egnatia ka fituar dy ndeshje kampionati ndaj Teutës dhe një tjetër në Kupë, ndërsa një përballje tjetër mes tyre është mbyllur në barazim.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA SPORT":

