"Merkato e janarit, Tirana ka bërë një punë të mirë"/ Baka: Lojtarët kanë qenë 4 muaj të pa aktivizuar, tani po marrin veten

 Menaxheri i futbollit Edvan Baka ishte i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport”, ku analizoi situatën aktuale të Tiranës pas ndeshjes së fundit dhe ndikimin e merkatos së janarit në performancën e skuadrës bardheblu.

Sipas tij, Tirana ka bërë afrime cilësore në merkaton e dimrit, por një pjesë e lojtarëve kanë ardhur pas një periudhe të gjatë pa aktivitet, gjë që ka ndikuar në ritmin e tyre në fushë.

“Në merkaton e janarit Tirana ka bërë një merkato shumë të mirë për mendimin tim, por lojtarët që kanë ardhur kanë qenë minimumi katër deri në gjashtë muaj pa aktivizuar dhe tani po marrin veten.”- tha Baka.

Në analizën e tij, Baka u ndal edhe te kundërshtari, duke vlerësuar paraqitjen e Elbasanit si një skuadër e fortë dhe të vështirë për t’u mundur.

“Është shumë e vështirë që Elbasanin ta mundësh, por ajo që më bëri përshtypje ishte që në shkallët e stadiumit kishte tifozë dhe rikthimi i ndeshjes Tirana-Elbasani është shumë i mirë për kampionatin.”- shtoi ai.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA SPORT":