"Tirana në seri humbjesh"/ Mërgjyshi: Skuadra më e dobët në fushë nga të gjitha ekipet e Superiores
Kriza që po kalon KF Tirana ishte në qendër të diskutimit në emisionin Ora Sport, ku i ftuar ishte ish-trajneri Artan Mërgjyshi.
Ai foli për situatën e vështirë të skuadrës bardheblu, e cila pas një serie humbjesh rresht është futur në zonën e rrezikut dhe përballet me një sezon shumë të vështirë në kampionat.
“Tirana do bëjë lajm për keq nëse vazhdon me këtë seri humbjesh. Është skuadra më e dobët në fushë nga të gjitha ekipet e Superiores. Nuk prodhon lojë, nuk ka sistem dhe është ndërtuar keq.”- tha ai.
Sipas tij, ndryshimet e shpeshta në stol dhe mungesa e një ideje të qartë në ndërtimin e skuadrës kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e ekipit.
“Nuk është faj i lojtarëve që vijnë. Faji është i drejtuesve që e kanë çuar Tiranën në këtë konglomerat lojtarësh pa identitet.”- shtoi Mërgjyshi.
U përmend edhe merkatoja e fundit e dimrit, ku sipas analizës disa nga afrimet në mbrojtje nuk kanë sjellë ndryshimin e pritur në skuadër.
Edhe pse në ekip ka disa elementë cilësorë, mungesa e një grupi të konsoliduar dhe e një sistemi të qëndrueshëm loje vazhdon të mbetet problemi kryesor për bardheblutë.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA SPORT":

