Zhupa në Sarandë: 8 mars, një ditë e veçantë për të kujtuar dhe reflektuar mbi sakrificën e përditshme të nënave

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka përcjellë një mesazh me rastin e 8 Marsit, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e grave në shoqëri.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Zhupa u shpreh se gruaja është forca e ndryshimit, ndërsa theksoi se 8 Marsi është një ditë për të reflektuar mbi sakrificat dhe përkushtimin e përditshëm të grave.

“Gruaja, forca e ndryshimit. 8 Marsi është një ditë e veçantë për të kujtuar dhe reflektuar mbi sakrificën e përditshme të nënave, grave e vajzave në vendin tonë,” shkruan ajo.

Deputetja demokrate gjithashtu uroi festën së bashku me gratë e Partisë Demokratike në Sarandë, duke përcjellë urimin: “Gëzuar me zonjat e Partisë Demokratike Sarandë!”.

Postimi i plotë: 

Gruaja, forca e ndryshimit.
8 marsi është një ditë e veçantë për të kujtuar dhe reflektuar mbi sakrificën e përditshme të nënave, grave e vajzave në vendin tonë.
Gëzuar me zonjat e Partisë Demokratike Sarandë!