“DEKLAROHET” I PAFAJSHËM/ Mediu: Dosja “Gërdeci” proces politik, asnjë provë kundra meje

Për Fatmir Mediun, ish ministrin e mbrojtjes dosja “Gërdeci” u ngritur mbi diskutime politike dhe jo prova konkrete. Duke e cilësuar si të tillë ai thotë se ministri i mbrojtjes nuk ka lidhje me shpërthimin. Shton se gjyqtaria që po gjykon procesin është në shkelje të ligjit, por në fund besohen në pafajësi

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili po gjykohet për dosjen Gerdeci në një konferencë të zhvilluar këtë të shtunë thotë se procesi ndaj tij u ngrit mbi sajesa politike

Sipas tij nga prokuroria e Tiranës dhe SPAK është hetuar familjarisht, por rezulton se nuk është gjetur asnje veprim i kundërligjshme.

Të gjitha akuzohet e depozituara nga prokurori janë pushuar pasi ministri nuk ka lidhje me shpërthimin në Gërdec.

Avokati mbrojtjes Ardian Visha ngriti shqetësimin mbi gjyqtaren Irena Gjoka që sipas tij është kërkuar përjashtimi nga ky proces pasi ka qenë gjyqtare e seancën paraprake dhe sipas ligjit nuk mund te jete dhe gjyqtare themeli.

Prej 3 vitesh dosja në ngarkim të ish ministrit Fatmir Mediu ndodhet në themel ku po analizohen të gjitha provat e mbledhura prej regjistrit të ngjarjes e deri në mbyllje te hetimeve.

Prokuroria e Posaçme përfaqësohet në këtë proces me drejtuesin e saj Klodian Braho dhe prokurorin Arben Kraja.

Këta të fundit i kanë ngritur Mediut akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorim detyre në kuadër të Kodit Ushtarak.

Procesi i fundit i dosjes Gerdeci u shty pasi mbrojtja kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës nga gjykimin i procesit.