Qëllimi i tubimit të 12 marsit/ Berisha në bashkëbisedim me qytetarët: Protesta për largimin e Ramës

“Sqaroj edhe njëher se protesta e 12 marsit është protestë për largimin e Ramës.”- tha Berisha.

Kështu ju përgjigj kreu i PD pyetjes së një qytetari lidhur me qëllimin e protestës në një bashkbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

Gjatë komunikimit, Berisha akuzoi Edi Ramën se po përpiqet të shuaj cdo zë opozitar, duke komentuar sulmet ndaj Albana Vokshit.

Sa i përket ekonomisë, Berisha theksoi se cmimi i lartë i naftës në Shqipëri lidhet me taksat e larta jo me luftën në Iran.

Në lidhje me zhvillimet rajonale, Berisha teksoi se Kosova i ka zgjidhur problemet e saj në mëënyrë demokratike dhe se institucionet kushtetuese të vendit janë funksionale.

Në fund lideri i opozitës konfirmoi se PD nuk do ta braktis Parlamentin dhe se beteja do të vazhdojë përmes protstave kundër qeverisë.