Lamallari uron gratë në Policinë e Shtetit: Shembull i përgjegjësisë dhe shërbimit publik
Me rastin e ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, uroi sot me një video kartolinë gratë dhe vajzat që janë pjesë e Policisë së Shtetit.
Lamallari shprehu mirënjohjen për përkushtimin, profesionalizmin dhe forcën e tyre në shërbim të sigurisë së qytetarëve dhe të shtetit.
“Me integritet dhe guxim, ju jeni një shembull i rëndësishëm i përgjegjësisë dhe i shërbimit publik”, shkruan ai i cili i falënderoi për çdo sakrificë që bëjnë çdo ditë.
8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, festohet sot në të gjithë botën, për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas. Kjo ditë e veçantë i kushtohet vlerësimit të rolit dhe kontributit të grave në shoqëri, si dhe reflektimit mbi të drejtat dhe barazinë gjinore. Në Shqipëri festa e gruas është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat.
