Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës/ Koci: Gjykata Kushtetuese do ta shpallë dekretin të pavlefshëm

Politologu Melazim Koci vlerësoi dekretin e ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovë, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, duke e cilësuar një shkelje të qartë të Kushtetutës.

Sipas Kocit, Neni 82 i Kushtetutës përcakton tre raste të vetme për shpërndarjen e parlamentit, mosformimi i qeverisë brenda 60 ditëve, votimi i dy të tretave të deputetëve, ose dështimi për të zgjedhur presidentin brenda afatit 60-ditor.

Ai tha se situata aktuale, edhe pse përkon me rastin e tretë, nuk justifikon veprimin personal të presidentes.

"Ky akt është pasojë e zemërimit personal për refuzimin e mandatit tjetër dhe nuk mund të justifikohet si veprim juridik. Nuk ka asnjë dilemë se është shkelje e hapur e Kushtetutës."- tha ai.

Koci vlerësoi se mbështetja politike e disa pjesëve të opozitës nuk ndryshon natyrën antikushtetuese të dekretit.

Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese ka të gjitha shanset ta anulojë dekretin dhe nuk ka mundësi që ai të mbetet në fuqi.

"Gjykata Kushtetuese do ta shpallë dekretin të pavlefshëm. Mbështetja politike nuk mund ta mbulojë shkeljen ligjore."-shtoi Koci.

Ai shtoi se vendimi është një sulm i ndërgjegjshëm ndaj Kushtetutës dhe rendit kushtetues të Kosovës dhe se çështja tani do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ndiqni intervistën e plotë: