"Zhgënjyese"/ Terras për Kosovën: Moszgjedhja e Presidentit, prapakthim serioz dhe burim i pasigurisë politike
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka reaguar pas dështimit të seancës për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë. Me anë të një postimi në rrjetin social "X", Terras shprehet se zhvillimet e fundit në Kosovë janë prapakthim serioz dhe se vendi po përballet me një pasiguri të re politike.
"Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin. Ky është një prapakthim serioz. Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese," tha Terras.
Seanca për zgjedhjen e Presidentit dështoni të enjten, për shkak se në Kuvend nuk pati kuorum. Për rrjedhojë, Presidentja Vjosa Osmani, gjatë një konference të sotme për media, tha se u detyrua të nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit, duke e çuar kështu vendin në zgjedhje të reja.
Nga ana tjetër, Kryeministri Albin Kurti tha se dekreti është "jokushtetues" dhe se vendi ka kohë 60 ditë për ta zgjedhur presidentin. Në arsyetimin e tij Kurti thekson se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk ka mbërritur në raundin e tretë, që do të çonte në zgjedhje të reja. Sipas tij zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje dhe do të kushtonin 10 milionë euro.
????????⚠️#Kosovo National Assembly failed to elect the President.
— Riho Terras (@RihoTerras) March 6, 2026
It is a serious setback.
Instead of stability, the country faces new political uncertainty.
Truly disappointing. @EU_Commission @Europarl_EN @EPPGroup pic.twitter.com/bVrV9emaK6
