FOTO+VIDEO/ “Qeveria e re” betohet te Presidenti, kush është ministrja që erdhi me taksi?

Pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve në qeverinë “Rama 4”, zhvillohet ceremonia e betimit të ministrave të rinj.

Sipas njoftimit të Presidencës, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj, do të bëjnë betimin përpara tij në ceremoninë që po mbahet këtë të premte në Pallatin e Brigadave.

Ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja e ministres së re të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili e cila u paraqit me taksi.

FOTO+VIDEO/ “Qeveria e re” betohet te Presidenti, kush

Në seancën plenare të një dite më parë, Kuvendi miratoi dje të gjitha dekretet e Presidentit Begaj, që përfshijnë 6 shkarkime nga detyra dhe 7 emërime të reja në poste ministrore.

Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi deputetët opozitarë bllokuan foltoren e Parlamentit dhe qëndruan në këmbë gjatë procesit të votimit.

Rezultatet e votimit për emërimet:

• Albana Koçiu – zv.kryeministre, 83 vota pro, 3 kundër

• Ferit Hoxha – ministër i Jashtëm, 83 pro, 4 kundër

• Besfort Lamallari – ministër i Brendshëm, 83 pro, 4 kundër

• Ermal Nufi – ministër i Mbrojtjes, 83 pro, 6 kundër

• Toni Gogu – ministër i Drejtësisë, 83 pro, 5 kundër

• Enea Karakaçi – ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, 83 pro, 6 kundër

• Eriona Ismaili – ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, 82 pro, 4 kundër.