Paloka: B(P)alla vetëm tregoi numrin e tij, si gjatë gjithë karrierës politike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2026, 08:31
Deputeti Edi Paloka, ka reaguar pas gjuhës fyese në Kuvend të Taulant Ballës kundrejt deputetes Albana Vokshi.
Në një postim publik, Paloka ironizon se Balla thjesht ka treguar numrin e tij, siç ka vepruar gjatë gjithë karrierës në politikë.
Reagimi i plotë:
E kane keqkuptuar koleget e mi…Palla thjeshte ka treguar nr e tij ! Ne fakt keshtu e ka bere dhe gjithe karieren ne politike! Nuk eshte me Fatos Nano se ka pas me tregu shume…
