VIDEO/ 89 ditë poshtë zyrës së Ramës/ Lapaj: Rrëzuam procedimin për 4 janarin

Në ditën e 89-të kundër hajdutërisë poshtë zyrës së Edi Ramës, kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, i cili po mban një formë të veçantë proteste, shprehet se Rama po e mbron Belinda Ballukun nëpërmjet procedurës dhe kështu po e mban larg drejtësisë.

Ai ka ndarë sot para protestuesve lajmin  për mos fillimin e procedimit penal për protestën e datës 4 janar para Kryeministrisë.

“Kam një lajm të mirë per të gjithë protestuesit, pë rata që kanë luftuar brenda ligjit, kam në dorë vendimin për mos fillimin e procedimit penal për protestën e datës 4 janar, ajo ditë që policia erdhi për të na prishur kampin tonë që nuk na lejuan më të na ndërtonin. Më dërguan në spital nga dhuna e tyre por ne nuk do tërhiqemi.”- thotë ai.

Lapaj shpjegon se prokurori i çështjes citon vendimet e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut, Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut dhe shprehet se e drejta për të protestuar është e panegociueshme dhe nuk duhet leje. Pra qëndrimi dhe vendosja e çadrës ështe e ligjshme.

Lapaj thekson se Rama është mësuar të ushtrojë presion, por e ka të kotë pasi sipas tij, ky është vetëm fillimi.