Mediu "selam' Ballës: Të shash dhe të fyesh një zonjë, ke sharë dhe fyer nënën, motrën dhe vajzën tënde
Deputeti Fatmir Mediu reagoi pas debatit në Kuvend ku, Taulant Balla përdori gjuhë vulgare dhe denigruese ndaj deputetes Albana Vokshi.
Mediu e cilëson incidentin si fyerje ndaj një zonje dhe nëne shqiptare, duke theksuar se ky denigrim i parlamentit është i qëllimshëm dhe synon të largojë vëmendjen nga skandalet e krimit dhe korrupsionit.
Reagimi i plotë:
????Turp ky nuk është fund i parlamentarizmit, por është fundi i sjelljes njerëzore. Balla nuk ka fyer dhe dhunuar thjeshtë vetëm një deputete të opozitës, por një zonjë dhe nënë. Nënat dhe zonjat shqiptare.
????Të shash dhe të fyesh një zonjë ke sharë dhe fyer nënën tënde, motrën dhe vajzën tënde.
????I kërkoj Kryetarit të Kuvendit dhe gjithë deputetëve ta vendosin vehten në vend të zonjës Vokshi, të shkojnë dhe të pyesin familjarët e tyre se si do ndiheshin në një rast të tillë për të kuptuar sa e rëndë është dhe sa poshtë ka rënë ky parlament.
????Denigrimi i parlamentit në këtë nivel nuk ndodh as në një vend të botës së tretë dhe jo më në një vendi anëtar i NATOs që do ti bashkohet BE.
Ky denigrim i parlamentit është i qëllimshëm për ti larguar vëmendjen shqiptarëve nga skandalet e krimit dhe korrupsionit.

