Lidhje me grupe kr*minale/ Kush është porositësi i djegies së 2 makinave në Pogradec (EMRI+FOTO)

Personi që shikoni në foton e mësipërme është38 vjeçari Eno Flamuraj, i identifikuar si porositësi i djegies së dy makinave në Pogradec.

Sipas Policisë, Flamuraj ka porositur zjarrvënien e një mjeti Range Rover tre ditë më parë në Pogradec, si dhe zjarrvënien e një tjetër mjeti në qytet, në dhjetor të vitit 2024.

Burime për mediat bëjnë me dije se, Flamuraj është i njohur për policinë, pasi në shkurt 2024 ishte një nga tre autorët e sulmit ndaj zyrës së noteres Esmeralda Dauti.

Po ashtu ai është akuzuar më parë si pjesëtar i grupeve të strukturuara kriminale dhe për trafik tritoli nga Kosova drejt Shqipërisë.