Protesta, Bardhi thirrje qytetarëve: Sot në 18:00 të ngrihemi për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën kombëtare të thirrur pasditen e sotme.
Në mesazhin e tij, Bardhi deklaron se “kur Kryeministri shpall luftën ndaj korrupsionit si rrezik, është koha që qytetarët të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i Edi Ramës”.
Ai thekson se beteja kundër korrupsionit, sipas tij, rrezikon pushtetin e kryeministrit Edi Rama, por njëkohësisht “çliron ekonominë dhe rrit mirëqenien e qytetarëve”.
Deputeti demokrat u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në orën 18:00 në protestën e organizuar para Kryeministrisë, duke e cilësuar largimin e Ramës si “zgjidhjen e vetme që Shqipëria të marrë frymë lirisht”.
Kur Kryeministri shpall luftën ndaj korrupsionit si rrezik, është koha që qytetarët duhet të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i Edi Ramës.
Sot, në orën 18:00, është momenti për të treguar me vendosmëri të gjithë bashkë, se korrupsioni i Edi Ramës është rrezik dhe se largimi i tij është zgjidhja e vetme që Shqipëria të marrë frymë lirisht.
Bëhemi bashkë sot në orën 18:00 në protestën kombëtare para Kryeministrisë. Beteja kundër korrupsionit i rrezikon pushtetin e Edi Ramës, por çliron ekonomimë dhe rrit mirëqenien e qytetarëve.

