Koka: Tenderat në vend nuk lidhen me gjeologjinë e tokës, por me interesa të tjera
I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, gazetari Bledian Koka komentoi zhvillimet e fundit politike dhe lëvizjet në kabinetin qeveritar.
"Pra, të gjithë e dinë që tenderat këtu në Shqipëri për rrugët, nuk është se do të do të anulohen sepse autoriteti nënkontraktor, në këtë rast Ministria përkatëse ka hallin se mos gjeologjia e tokës nuk është e duhur për ta ndërtuar atë, por do të do të anulohen sepse ashtu ka një ndjesi ministri.
Mendoj që qeveria gjermane futet në një moment tjetër, ku kësaj here presioni nuk, domethënë Belinda është thjesht guri i radhës që ruan.
Presioni gjerman, në fakt, është një presion që shkon direkt tek tek kryeministri. Shkon tek, siç thonë edhe informacionet, tek familja e tij, tek ajo që konsiderohet me të drejtë nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në rrëfimet e tij tashmë vetëpërmbushëse si profeci, që AKSH-i ishte kopshti personal i Edi Ramës.
Dhe kopshti personal i Edi Ramës kujdesej nga nga kopshtarët e tij personalë, që në këtë rast është bashkëshortja, Linda Rama.
Kështu që mendojmë që ajo që ka të bëjë me Gjermaninë nuk është Belinda, po është zoti Rama dhe po ta shikoni artikulimin që zoti Rama bën në raport me Gjermaninë dhe apo edhe ndihmësit e tij publikë dhe të propagandës, që e kanë filluar, e kanë filluar dhe e shohin Gjermaninë si një vend të korruptuar, nga i cili ne nuk mund dhe nuk duhet të marrim shembull dhe nuk mund të na japin ata më ne neve.
Sigurisht kjo na tregon një një, një përplasje të madhe, një kolizion të madh i cili nuk është mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë gjermane, por është mes qeverisë gjermane, inteligjencës gjermane dhe individit dhe familjes, individit Edi Rama dhe familjes së tij biologjike.
Pra kjo është shumë më e madhe, është, është shumë më serioze dhe mendoj që reperkursionet do të duhet, do të duhet t'i shohim në ditët në vazhdim", u shpreh Koka.
