Balliu takim me demokratët në Astir: Mosreflektimi i qeverisë do e bëjë aksionin opozitar të përshkallëzohet

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Klevis Balliu, ishte në zonën e Astiri, ku u takua me banorë të zonës dhe i ftoi të marrin pjesë në protestën e thirrur nga opozita.

Gjatë komunikimit me qytetarët dhe mediave, Balliu u shpreh se protesta e së shtunës pritet të jetë ndryshe nga tubimet e mëparshme.

Sipas tij, sot aksioni opozitar do të përshkallëzohet për shkak të mungesës së reagimit nga ana e qeverisë ndaj kërkesave të qytetarëve.

“Protesta e nesërme është një moment i rëndësishëm për reagimin qytetar. Mosreflektimi i qeverisë ka bërë që aksioni opozitar të përshkallëzohet. Ftoj të gjithë qytetarët të bashkohen nesër në orën 18:00 në një përballje me këtë pushtet,” deklaroi Balliu.

Postimi i Klevis Balliut: