Bashkëpunimi me SHBA-të/ Dorëzohet sistemi raketor Javelin, pjesë e partneritetit strategjik mes dy vendeve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, I dorëzuan vendit tonë, sistemin rraketor Javelin si pjesë e partneritetit strategjik mes dy vendeve tona. Dorëzimi u bë në prani të të ngarkuarës me punë në ambasadën e SHBA, Nancy Van Horn, dhe ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu.
Përfaqësuesja e Donald Trump në Tiranë vlerësoi këtë moment si tregues të angazhimit për sigurinë rajonale dhe forcën e NATO-s.
Van Horn: “Kjo ceremoni shënjon një hap shumë të rëndësishëm në partneritetin tonë që vijon. Shtetet e Bashkuara është tregues i përkushtimit tonë për sigurinë në rajonale dhe forcën e Aleancës së NATO-s. Kjo marrëdhënie kërkon jo vetëm rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes por një fokus të qëndrueshëm në gatishmërinë luftarake dhe modernizimin ushtarak.
Falënderoi edhe kontributin e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse.
Van Horn: Mjedisi i sigurisë me të cilin përballemi të gjithë, është që kërkon që të gjithë aleatët të bëjnë pjesën e tyre. Në emër të Shteteve të Bashkuara dua gjithashtu të kërkoj kontributin tuaj me trupa dhe pajisje ushtarake për NATO-n dhe misionet ndërkombëtare në mbarë botën.
Ministri në largim theksoi se vendi ynë ka zgjedhur të armatoset në kohë paqeje, jo paqëllim.
Vengu: Shqipëria ka vendosur të investojë në ushtri në kohë paqeje. Dua të falënderoj partnerët amerikanë, që na japin një mbështetje domethënëse. Shqipëria ka vendosur që të investojë me plan buxhetor. Ne po rrisim besueshmërinë, duke shkurajuar rreziqet me kapacitete reale. Shqipëria nuk armatoset dhe nuk forcon kapacitetet e saj për të sulmuar askënd, por armatoset në mënyre që askush të mos e vërë në provë, sigurisht brenda suazës.
“Javelin” është një sistem raketor kundërtank i gjeneratës së fundit, i prodhuar nga SHBA. Ky system konsiderohet një element kyç për mbrojtjen tokësore, duke rritur ndjeshëm aftësinë e Forcës Tokësore për të përballuar kërcënime të avancuara dhe për të vepruar në përputhje me standardet e Aleancës.
