MBLEDHJE PAS “TËRMETIT 7 BALLË”/ Vengu dhe Spiropali mesazhe publike falenderimi pas largimit nga qeveria
Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë pas njoftimit për riformatimin e kabinetit, ku u konfirmuan largimet e Belinda Ballukut, Elisa Spiropalit dhe Pirro Vengut, si dhe emërimet e reja në disa poste kyçe. Vengu e Spiropali në reagime e cilësuan nder
Vetëm pak orë pas lajmërimit surprizë për riformatimin e kabinetit, kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të premte qeverinë, në një mbledhje ku munguan 3 prej ministrave të cilët u shkarkuan mbrëmjen e së enjtes, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu dhe Belinda Balluku,që u larguan nga ekzekutiviAs Ferit Hoxha, Enea Karakaçi, Ermal Nufi dhe Eriona Ismaili, të cilët zëvendësojnë Elisa Spiropalin, Belinda Ballukun, Pirro Vengun dhe Toni Gogun, nuk ishin.
Ndryshimet e reja në kabinetin qeveritar duke nisur nga emrat e shkarkuar tek emërimet e reja pritet të dekretohen nga Presidenti.
Pirro Vengu u shfaq në ceremoninë e dorëzimit të raketave Javelin ku ndau këtë mesazh.
Ndërkohë Elisa Spiropali, e cila u zëvendësua nga vartësi i saj, diplomati Ferit Hoxha, reagoi nga rrjetet sociale, teksa thekson përfundimin e një detyre e jo një rrugëtimi.
Spiropali: "Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim. Në jetën publike funksionet mbyllen me një vendim, ndërsa përgjegjësia vazhdon me ndërgjegjen.Politika është një territor ku koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë. Në fund ajo që mbetet nuk është posti që ke mbajtur, por mënyra se si e ke mbajtur atë dhe çfarë peshe i ke dhënë fjalës dhe qëndrimit tënd."
Në mbledhjen e parë pas ‘tërmetit’ në grupin parlamentar, që zgjati vetëm 30 minuta, këshulli I ministrave mori disa vendime. U miratua Rehabilitim i sheshit 'Nënë Tereza', ku do ndërtohet Muze Arkeologjik dhe parkim nëntokësor.
Po ashtu Qeveria miratoi tre vendime që parashikojnë indeksimin me 2.5% të pagave për mësuesit dhe stafin jomësimor në arsimin parauniversitar, ushtarakët si dhe punonjësit e Policisë së Shtetit. Skerdi Tushi ndërkohë u emëruai drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, duke marrë vendin e Insidor Rexhepi. Ndryshimet e reja në kabinetin qeveritar duke nisur nga emrat e shkarkuar tek emërimet e reja pritet të dekretohen nga Presidenti para se ti bashkohen këshillit të ministrave
