Vetëm 24-vjeç, emërohet zv/drejtori i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2026, 14:57
Në portin më të madh në vend është emëruar Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual, një post i cili nuk ekzistonte prej disa vitesh, pasi ish-drejtori Pirro Vengu e pati hequr nga organograma e APD.
Zv/drejtori i ri i APD-së është Rubin Rredhi, 24 vjeç.
Sakaq, nuk dihen eksperiencat e tjera profesionale të zv/drejtorit Rredhi, të cilit i besohet një detyrë shumë e rëndësishme, në një moshë relativisht të re.
