Doganat Shqiptare bashkëpunojnë me Bankën Botërore për modernizimin e menaxhimit kufitar

Doganat Shqiptare Bashkëpunojnë me Bankën Botërore për Modernizimin e Menaxhimit Kufitar

Doganat Shqiptare bashkëpunojnë me Bankën Botërore për

Takimi u fokusua në modernizimin e shërbimeve doganore, përmirësimin e menaxhimit kufitar dhe harmonizimin e praktikave shqiptare me standardet ndërkombëtare dhe ato të Bashkimit Europian. Drejtori Beja theksoi rëndësinë e fazës së dytë të projektit për avancimin e reformave në administratën doganore dhe vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Bankën Botërore.

Diskutimet përfshinë rezultatet e arritura deri tani, hapat e ardhshëm, investimet prioritare, përmirësimin e sistemeve dhe proceseve doganore, rritjen e kapaciteteve për kontrolle më të shpejta dhe efikase kufitare, shkëmbimin e të dhënave ndërmjet institucioneve, si dhe modernizimin e infrastrukturës dhe teknologjisë në dispozicion të doganave.

Projekti TTFP 2.0 ndërtohet mbi arritjet e fazës së parë dhe synon reduktimin e kohës dhe kostove në kufi, përmirësimin e transparencës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për të përshpejtuar reformën dhe përmirësuar lehtësimin e tregtisë në Shqipëri.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e sheh këtë proces si një mundësi për të rritur konkurrueshmërinë e vendit dhe për të avancuar integrimin europian.

 

Doganat Shqiptare bashkëpunojnë me Bankën Botërore për