Braho: Kuvendi nuk mund të zëvendësojë gjykatën, nuk ka rol vendimmarrës mbi masat e sigurisë
I ftuar në studion e emisionit “Drejt”, avokati Ledio Braho komentoi situatën e ish-ministres Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK për autorizimin e arrestimit të saj dhe lajmeve për një dënim potencial deri në 35 vite burg.
Sipas Brahos, diskutimi publik dhe politik po shpesh tejkalon rolet kushtetuese
Ekspertët sqarojnë gjithashtu se shifra e 35 viteve burg, e përhapur gjerësisht në media, është një llogaritje e thjeshtuar bazuar në shumimin e nëntë episodeve të akuzës për “shkelje të barazisë në tendera” me dënimin maksimal për secilën. Në praktikën gjyqësore, parimet e bashkimit të dënimeve dhe përthithjes së veprave më të lehta nga ato më të rënda do të rezultonin në një dënim shumë më të ulët, duke e bërë shifrën e medias më shumë instrument presioni publik sesa një parashikim juridik.
Situata komplikohet edhe nga manovrat ligjore të mazhorancës, e cila ka propozuar ndryshime në Kodin e Procedurës Penale që mund të rrëzojnë pezullimin nga detyra për ministrat. Nëse miratohen, kjo mund të lehtësojë argumentin e mazhorancës për të justifikuar pezullimin si masë e mjaftueshme, ndërsa SPAK mund të kërkojë sërish masa më të rrepta.
Braho thekson se ky rast nuk është thjesht çështje individuale:
“Kjo është një provë për marrëdhëniet mes pushteteve dhe integritetin e institucioneve të drejtësisë përballë politikës. Mënyra se si do të menaxhohet nga Kuvendi do të vendosë një precedent të rëndësishëm për të ardhmen.”
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:
