FOTO/ Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i GJKKO-së fiton zemrën e “Lolitës”

Erion Veliaj dështoi në përpjekjen për të blerë lirinë me lekë!

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës i kërkoi Gjykatës së Apelit lehtësimin e masës së sigurisë duke ofruar garanci pasurore, në tentativën e radhës për të dalë nga qelia.

Veliaj i tha gjykatës se nuk ka asnjë shkak ligjor që ai të mbahet në burg, duke qenë se hetimi ndaj tij është mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.

Por prokurorët  SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado, nuk ishin dakord që Veliaj të dilte nga qelia, aty ku po mbahet prej 10 shkurtit të një viti më parë.

Po ashtu, ata paraqitën një provë të re që ka të bëjë me një lobim që Veliaj ka kryer me disa avokatë të huaj.

Gjyqtarja Nertina Kosova mori pak kohë për t’u shprehur për vendimin dhe, pas disa minutash në dhomë këshillimi, u kthye me një vendim ku nuk kishte surpriza.

Erion Veliaj, i cili është arrestuar qmë 10 shkurt të vitit të kaluar do të qëndrojë në qeli me masën arrest me burg” pa afat.

Dhe ky vendim i Apelit të GJKKO-së është mirëpritur edhe nga faqja satirike në rrjetet sociale, “Lolita”, e cila teksa ka shpërndarë një foto të lajmit të sotëm, e ka shoqëruar atë me fjalën “GJKKO” me logon e një zemre.

FOTO/ Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i GJKKO-së fiton zemrën

PROCESI

Avokatja kryesisht Valentina Teodoresku, që përfaqëson kryebashkiakun e arrestuar, tha se do të vijojë procedurën ligjore dhe do të ankohet në Gjykatën e Lartë.

Dosja e SPAK ka kaluar për gjykim, ndërsa të pandehurit janë në pritje të hedhjes së shortit për të mësuar se kush do të jetë gjyqtari që do të bëjë drejtësi.

Prokuroria e Posaccme, akuzon Veliajn se ka shkelur ligjin në 9 raste për korrupsion, ka shpërdoruar detyrën si kryetar bashkie, nuk ka  deklaruar para dhe asete, ka fshehur pasuri, sikurse edhe për pastrim parash

Gjatë kohës që ai ishte në burg, SPAK e ngarkoi me përgjegjësi penale edhe për futjen e sendeve të palejuara në burg.