Skandali me turshitë e kontaminuara, Sula: Shumica e inspektorëve gjenden nëpër zyra dhe nuk dalin në terren
Një investigim i Qendrës Alert ka zbuluar një skandal të përmasave të mëdha në lidhje me sigurinë ushqimore në vend. Bëhet fjalë për turshitë e importit, një produkt i konsumuar gjerësisht nga shqiptarët, të cilat në një pjesë të madhe rezultojnë se përmbajnë pesticide të ndaluara ose në nivele mbi normat e lejuara nga legjislacioni shqiptar dhe ai i Bashkimit Evropian.
Për të kuptuar më shumë mbi pasojat e e këtij skandali i ftuar në studion e emisionit “Alert” në “Ora News” ishte Profesori Kaplan Sula, është dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
“Në fakt kur ka një, një njoftim, kur ka disa analiza të kryera, menjëherë AKU-ja duhet të veprojë. Duhet që t'i referohet testeve të kryera, analizave, pavarësisht rezervave që mund të kenë, mund të marrë mostra të tjera të produkteve, të këtyre produkteve që janë analizuar por edhe produkteve të tjera, për të vlerësuar më tej situatën, duke i çuar ato në, pikërisht në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ose në laboratorë të tjerë të akredituar, të cilët AKU-ja i zgjedh sipas përcaktimeve që ka bërë dhe ligji.
Dhe mandej duhet të, natyrisht, nëse analizat e kryera, ë, do të nxjerrin përsëri probleme, në qoftë se nuk u beson këtyre analizave, menjëherë duhet të vepronte dhe duhet që të tërhiqte, të ishte me urdhër, me urdhëresa dhe me masa të merret, të tërhiqte produktet nga tregu për mos lejuar që popullata të ekspozohej me mbetje të tilla të pesticideve të cilat janë identifikuar sipas këtyre, analizave që kemi këtu mbi tavolinë.
Në një fazë ku AKU-ja nuk po kryen inspektime. Shumica e inspektorëve gjenden nëpër zyra, sipas informacionit që kam dhe nuk dalin në terren që të kryejnë minimumin inspektimet.
Dhe mandej pas inspektimeve që të marrin mostra dhe të kryejnë analizat për jo vetëm për produktet që flasim, por për të gjitha produktet ushqimore.
Kështu që unë nuk e di çfarë ndodh në AKU për momentin, është në një fazë riorganizimi siç flitet, as nuk kemi as, nuk kemi as riorganizim, nuk kemi asnjë strukturë të qartë të miratuar.
Janë kryer disa testime, asgjë nuk është raportuar. Kështu që një situatë e cila është konfuze.
Kështu që kjo situatë, për atë institucion, për autoritetin kompetent të sigurisë ushqimore të vendit tonë, nuk i jep as, nuk i jep vlerë këtij institucioni.
Kështu që menjëherë duhet, unë them që ata duhet të ndërmarrin veprime, duhet pavarësisht këtij rasti, por për të gjitha rastet, ashtu siç kanë filluar kohët e fundit të bllokojnë siç ishte sasia e miellit kishin bllokuar...”, tha Profesori Kaplan Sula.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTE "ALERT" NE "ORA NEWS"

