KUJDES! “ALERT” denoncon SKANDALIN: Turshitë që po hani mund të jenë të mbushura me pesticide të ndaluara
Një investigim i Qendrës Alert ka zbuluar praninë e pesticideve të ndaluara dhe mbi normë në një pjesë të konsiderueshme të turshive të importit që tregtohen në supermarketet shqiptare. Analizat laboratorike të kryera në produkte të blera në treg kanë konfirmuar rrezikun, ndërkohë që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), edhe pse i njoftuar zyrtarisht prej javësh, ka vonuar të ndërmarrë veprime konkrete për të mbrojtur konsumatorët.
Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, vetëm gjatë vitit 2023 në Shqipëri janë importuar mbi 13.6 milionë kilogramë turshi. Duke u nisur nga ky volum i lartë dhe nga alarme të mëparshme në rajon, Qendra Alert kreu një vëzhgim të detajuar.
Nga 12 mostra të ndryshme turshish importi, të blera në rrjete të mëdha supermarketesh në Tiranë dhe të dërguara për analizë në një laborator të akredituar, rezultatet ishin alarmante. Plot 10 prej tyre rezultuan me probleme, ku të gjitha përmbanin të paktën një pesticid të ndaluar për përdorim në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian. Disa prej mostrave kishin gjithashtu pesticide brenda normës së lejuar, por në sasi që tejkalonin limitet e përcaktuara nga legjislacioni.
Qendra Alert njoftoi zyrtarisht Autoritetin Kombëtar të Ushqimit më datë 2 shkurt, duke i vënë në dispozicion 12 raport-analizat e plota dhe duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme në treg për të tërhequr produktet e rrezikshme. Megjithatë, për më shumë se dy javë, nuk pati asnjë reagim apo masë publike nga ana e institucionit përgjegjës për sigurinë ushqimore.
Vetëm pas presionit mediatik dhe njoftimit se çështja do të bëhej publike, AKU ka dërguar një përgjigje ku konfirmon se ka marrë në shqyrtim denoncimin. Sipas AKU-së, është hartuar një plan masash për monitorimin e situatës, jo vetëm për produktet e importit, por edhe ato vendase, me qëllim vlerësimin dhe menaxhimin e riskut. Institucioni premton se do të informojë për rezultatet dhe masat e marra në vijim, por pa dhënë një afat konkret.
Kjo vonesë në reagim përbën një shkelje të detyrimeve ligjore të AKU-së dhe ngre pikëpyetje serioze mbi efektivitetin e kontrolleve dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Prania e miliona kilogramëve produkte potencialisht të dëmshme në treg kërkon veprim të shpejtë dhe transparencë të plotë nga autoritetet përkatëse.
RAPORTIMI I DREJTUESIT TË EMISIONIT DHE QENDRËS “ALERT” GRANIT SOKOLAJ
Mirëmbrëma si çdo të premte në emisionin Alert, po ndryshe nga javët e tjera, në fakt jemi me plot 60 minuta me vonesë. Një emision i shtyrë në fakt për shkak të transmetimit të drejtpërdrejtë të protestës së opozitës nga televizioni Ora News dhe siç e keni ndjekur më parë, është transmetuar pra nga ekrani i televizionit Ora News dhe kolegët e redaksisë së informacionit të cilët gjendeshin në terren duke e ndjekur pra protestën e opozitës, e cila ka përfunduar pak çaste më parë.
Do të flasim sot si gjithmonë për çështje që lidhen me mbrojtjen e konsumatorit, por në veçanti sot për sigurinë ushqimore dhe në fakt, për një skandal do ta quaja, të evidentuar, të zbuluar nga Qendra Alert, punë e cila ka nisur që në muajin, në fund të muajit tetor në fakt, nuk është se duhej ndonjë investigim shumë i madh, por ashtu erdhën procedurat, ashtu erdhën ngjarjet.
Dhe do të flasim sot për një produkt që në fakt shumë shqiptarëve nuk nuk jua pret mendja që është me probleme. Do të flasim për turshitë. Për turshitë e importit, të cilat ëh, masivisht, jo të gjitha, por thuajse masivisht, rezultojnë me pesticide, së pari të ndaluara dhe e dyta, me disa të tjera me pesticide mbi normat e lejuara nga legjislacioni shqiptar dhe ai i Bashkimit Europian.
Është një histori e gjatë, më falni, e cila është ndjekur nga Qendra Alert në fakt që në fund të muajit tetor. Dhe në fakt, do ta shpjegoj edhe më vonë mungesën, por duhet të ishte në këtë program edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili nuk ka denjuar të të përgjigjet. Bëhet fjalë për një alert zyrtar, për të cilin nuk ka reaguar.
Ka më shumë se dy javë, gati tre javë, të hënën që vjen bëhen tre javë, e cila është njoftuar pra për detajet e alertit, të cilat do t'jua shpjegoj në vijim, dhe nuk ka reaguar deri sot me një email, por që sigurisht nuk janë në në program.
Atëherë, si nisi historia?
Në muajin tetor, ëh, në sistemin RASFF të Komisionit Europian, një ngarkesë me turshi nga Kosova rezultoi me pesticide të ndaluara, konkretisht me klorpirifos në Slloveni. Në të njëjtën kohë qarkulloi edhe një lajm që disa turshi nga India, të prodhuara në Indi, ishin me me përbërje, me përbërës paracetamoli, por kjo herë zbuluar në në Gjermani dhe ky si lajm nuk kishte lidhje me me Shqipërinë, as i pari sepse ishte i Kosovës.
Në këtë kuadër, Qendra Alert me 25 ëh, tetor të 2023-ës i dërgoi një shkresë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për t'i kërkuar sasitë e turshive të importuara në Shqipëri. Pra, nga 1 janari 2023 deri më 25 tetor 2023. Dhe shifra në fakt kur e mendon ishte e frikshme. Ishte sepse janë 13.627.049 kg turshi të importuara.
Pra, ato që ne rëndom i shohim marketeve, plus edhe të tjera që ndoshta nuk i shohim, që përdoren në sistemin Horeca e të tjera. Pra, rreth 13.600 e pak tonë turshi të importuara, në atë çfarë dogana, Drejtoria e Doganave sipas nomenklaturës së saj të vitit 2023 e konsideron turshi.
Në këtë kuadër, patët, po ndiqnit në ekran edhe edhe dokumentin e ardhur nga nga dogana. Turshinjtë e importuara nga gjithë bota, por ëh, nga shtete të ndryshme, por jo detyrimisht shteti nga është importuar, është vendi i origjinës dhe dokumenti në disa raste ka fjalën 'shumë' mbrapa emrit nga vjen produkti.
Për shembull, vjen produkti nga Maqedonia, por nuk është prodhim maqedonas, është i importuar në Maqedoni, më pas ripaketuar e eksportuar në Shqipëri. Po kështu ka ngarkesa me kontejner, sasi shumë të mëdha edhe nga Kina. Kemi nga vendet e Bashkimit Europian, patjetër, por edhe kur janë, në disa raste edhe kur janë nga vendet e Bashkimit Europian, nuk është prodhues ai vend, por është thjesht importues dhe më pas eksportues drejt Shqipërisë në disa raste.
Duke pasur, duke u e lidhur situatën me dy lajmet që unë përmenda më herët, pra me probleme në turshi, ne menduam të të bëjmë një investigim të vogël. Blemë në rëndom në raftet e marketeve dhe në fakt unë kam kupona tatimorë këtu, këto janë kuponat tatimorë që unë i kam blerë në disa markete në në Tiranë, pra rrjete marketesh që ne i njohim të gjithë.
Nëse mund të më ndihmojë regjia vetëm një moment me me pamjen e kuponave tatimorë që unë të mos i mbaj në dorë gjatë. Pra, këto janë kuponat tatimorë të cilët unë i kam blerë produktet në në rrjetet e marketeve shqiptare.
Kështu që ndoshta nuk ka shumë nevojë për afër. Nejse, marketet tona janë sepse janë janë të gjitha rrjete marketesh legale që punojnë normalisht në në Shqipëri. Ndërkohë, kjo është edhe video e produkteve që unë kam marrë në markete. I kam marrë vetë dhe janë dërguar për analiza në në laborator.
Në laboratorin Tenius, një laborator i akredituar, i cili ka pranuar gjithashtu mostrat e dërguara nga Qendra Alert, për t'i analizuar për metale të rënda, për kripëshmëri, aciditet, pH dhe pestisidet.
Një numër shumë i madh pesticidesh, të cilën ai laborator e kryen dhe kjo është pikërisht dokumenti që pra konfirmon pranimin e mostrave nga laboratori. Por siç thotë kryeministri s'keni parë gjë akoma, në fakt nuk keni parë gjë akoma sepse deri tani është thuajse çdo gjë në rregull.
Por alarmi vjen pas rezultatit të analizave. Ne kemi dërguar 12 mostra në laboratorin Tenius për t'i analizuar pra për përbërësit që unë përmenda më parë dhe nga 12 mostra turshi importi, ëh, 10 mostra kanë rezultuar me probleme. Të 10 mostrat, pra të gjitha këto 10 mostra që kanë rezultuar me probleme, të gjitha kanë nga një pesticid të ndaluar në Republikën e Shqipërisë, edhe në Bashkimin Europian gjithashtu.
Njëra prej tyre ka dy në fakt, por do ta diskutojmë edhe më mbrapa sepse njëri prej tyre aktualisht nuk është në listën e produkteve, PMB-ve, pesticideve të lejuara, por është hequr vitin e kaluar dhe në momentin kur janë prodhuar turshitë pra lejohej për t'u përdorur, pra kur janë bërë perimet së pari, kur janë kultivuar dhe më pas bërë turshi, ka qenë i lejuar.
Gjithsesi kjo nuk e lehtëson situatën sepse për sa kohë ai është në treg, ai ëh produkt nuk duhet të të, pra për sa kohë ai pesticid është i ndaluar. Megjithatë është çështje ëh analizash të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Në këtë situatë, në datën 2 shkurt, pas mbledhjes së të gjitha analizave, mund të largohen këto pamje nga nga ekrani. Në datën ëh, 2 shkurt, i kemi dërguar në në mënyrë zyrtare, në rrugë zyrtare, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me një shkresë zyrtare, pra Qendra Alert. Ky është edhe email-i që e kemi vënë në dijeni, nuk është ky email-i, është Alert për ndërhyrje AKU, kështu është i ruajtur në në kompjuter.
I jemi dërguar 12 raport-analizat e laboratorit, si dhe shkresën zyrtare, të cilën me të cilën e vëmë në dijeni Autoritetin Kombëtar të Ushqimit pra për punën që duhet ta bënte ai në fakt, për produkte turshi konkretisht importi me pesticide në raftet e marketeve tona, pesticide të ndaluara por pesticide edhe të lejuara por që janë mbi normat e, pra të lejuara për përdorim por që janë mbi normat e lejuara sipas rregulloreve shqiptare.
Duke i kërkuar zyrtarisht, në formë alerti zyrtar, ashtu siç ndodh edhe me sistemin RASFF, që i çon një email zyrtar, pra njoftim zyrtar institucioneve përgjegjëse të sigurisë ushqimore aty ku produkti gjendet, për të ndërhyrë në treg. Me datën 2 shkurt. Sot është data 20 shkurt dhe deri sot nuk ka pasur asnjë reagim nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, për të ndërhyrë.
Pra, në fakt, nëse do të kishte një institucion dhe prandaj edhe sot mungojnë, pra sepse nuk kanë çfarë çfarë të thonë, sepse nëse do të ishte një institucion i përgjegjshëm për punën që bën, nëse do të ishte një institucion që ëh, siç siç ndodh rëndom që AKU ndërhyn, ngre trupa inspektimi, ëh ngre urdhra inspektimi, krijon, pra shkruan, harton urdhra inspektimi edhe kur ka një indicie nga një telefonatë në numrin e tyre jeshil apo në email-in info të tyre, ata shkojnë dhe verifikojnë dhe marrin masa.
Në rastin konkret, një organizatë për mbrojtjen e konsumatorit i ka dërguar një shkresë, ju ka dërguar 12 raport-analiza, të cilat janë kosto e jona edhe financiare dhe absolutisht nuk janë as të lira për t'u, pra për t'u kryer. Nuk e ka bërë vetë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, se pastaj më vonë do t'ju them edhe një skandal tjetër po me turshitë e AKU-së në në muajin gusht, ëh i cili ka ka mbetur në në sirtar dhe nuk është ndjekur.
Dhe vetëm sot, e premte, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dërguar një ëh shkresë, mbasi i kemi ftuar në emision javën e kaluar, mbasi i kemi njoftuar që do të vëmë në dijeni për situatën e paprecedent, të paktën të mosndërhyrjes së tyre, se që mund të rezultojnë produkte me probleme në në treg, kjo ndodh edhe edhe në BE, në Shqipëri tashmë është normë, dhe sot kanë kthyer një përgjigje.
I njoftuam që do të vëmë në dijeni Ministrin e Bujqësisë, kryeministrin, delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri dhe Komisionin Europian. Dhe do ta bëjmë sigurisht mbas këtij emisioni, për mosndërhyrjen e tyre në rast të një alerti zyrtar. Dhe sot ka ardhur një përgjigje të cilën unë po e lexoj.
Përshëndetje! Në vijim të komunikimeve si dhe referuar nga indicia e ardhur nga Qendra Alert, lidhur me produktet ushqimore, 12 kampionë e të tjera e të tjera, këto që unë ju thashë. Konstatuar pra problematika sipas laboratorit Tenius e këto.
AKU mori në shqyrtim rastin e denoncuar duke hartuar një plan masash për monitorimin e situatës, jo vetëm për produktet e importit por edhe prodhimin vendas, me qëllim vlerësimin dhe menaxhimin e riskut, duke kryer procedura të marrjes së mostrave për analizimin e marrjes së pesticideve dhe metaleve të rënda në produktet konserva bimore, turshi, pra turshitë e paketuara, e ambalazhuara që ndodhen rëndom nga në kavanoza.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, do t'ju bëjmë me dije për rezultatat, për rezultatet, më falni, dhe masat e marra në vijim. Në fakt, këtë program mund ta bënim edhe para dy javësh, edhe javën e kaluar, por ne pritem që, siç e detyron ligji Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, të ndërhynte në treg, të merrte mostra, t'i dërgonte në ISUV apo problemi i tyre se ku i dërgojnë, dhe të nxirrnin rezultate dhe të vinin këtu, bashkë me masat e marra pastaj në treg, përveç masave që duhet të ishin marrë për këtë.
Dhe në fakt, ëh, dua të nxjerr sepse kam edhe shumë letra përpara. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me mos, me këtë mosndërhyrje, ka shkelur hapur ligjin 9863, i vitit 2008, i ndryshuar, në fakt i ndryshuar disa herë, për ushqimin. Konkretisht nenin shtatë.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTE "ALERT" NE "ORA NEWS"



