“S’është dhëndri i Shokut Xhemal”/ Portet turistike, Çoçoli: Janë 1.4 mld dollarë në lojë nga njeriu ndër 15 më të rëndësishmit në botë

Deputetja e Vlorës nga radhët e Partisë Socialiste, Zamira Sinaj, ka depozituar më 6 shkurt projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007, “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”.

Në thelb të kësaj nisme qëndron një ndërhyrje direkte në mënyrën se si ndërtohen dhe operohen portet turistike, një sektor tashmë tejet i ndjeshëm për ekonominë dhe zhvillimin e bregdetit shqiptar.

I ftuar në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News” të moderuar nga Luan Rama, gazetari i Ekonomisë, Fatos Çoçoli u shpreh se i përgëzon nismat ligjore të ndërmarra nga vetë deputetët, ku tha se janë 7 të tilla aktualisht në Kuvend, si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita.

“Kroacia para 24 vitesh kishte problemin tonë. Kishte një ligj që kërkonte konkurrencë të hapur dhe me shumë zor kishte dy marinat kryesore të saj, por i kishte me procedura të zgjatura.

Dhe çfarë bënë nga viti 2002-2005, ku kroatët kërkonin të anëtarësoheshin në Bashkimin Evropian.

Ndërsa 5 marinat e tjera nuk i kaluan me konkurrencë të hapur sepse nuk kishin investitorë të mjaftueshëm që të bëhej një tender i hapur.

Pra, Kroacia që është ku e ku me turizmin e zgjidhi, sepse ishte lodhur 8 vite me procedurat dhe e zgjidhi në mënyrë të suksesshme.

Kam idenë se çfarë është në lojë, janë 1.4 miliardë dollarë të njeriut të rëndësishëm, që është një ndër 15 njerëzit më të rëndësishëm të vitit 2025, po flas për z. Kushner, qqë është dhëndrri i presidentit amerikan dhe nuk është dhëndrri i “shokut Xhemal”. Dhe ne kemi një interes që këto 1.4 miliardë dollarë t’i afroijmë sa më shpejt në Sazanin tonë që është soit i përbërë prej shkurresh dhe shkëmbinjsh. ”, u shpreh ndër të tjera Çoçoli.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”