VIDEO/ ALARM USHQIMOR - “Big Market”-i i Vullnet Sinajt shet hurma me krimba! Qytetarja: I mora për agjërim, por ...

Një qytetare nga Elbasani ka denoncuar një rast shqetësues që lidhet me sigurinë ushqimore në rrjetin e supermarketeve “Big Market”, në pronësi të biznesmenit Vullnet Sinaj.

Ajo ka raportuar se hurmat e blera në një prej pikave të këtij rrjeti, në zonën e ish-Kinemasë, rezultuan të krimbura sapo u hapën.

Qytetarja ka theksuar se produktin e kishte blerë për ta konsumuar gjatë syfyrit në muajin e Ramazanit, periudhë kur besimtarët myslimanë i kushtojnë vëmendje të veçantë ushqimeve që përdorin.

Pamjet e dërguara në JOQ tregojnë qartë praninë e krimbave brenda hurmave, ndërsa kuponi tatimor konfirmon blerjen e produktit në “Big Market”.

Ky nuk është rasti i parë i denoncimeve ndaj rrjetit të supermarketeve të Vullnet Sinajt.

Media ka raportuar më herët për produkte të skaduara, të prishura apo me cilësi të dobët, duke ngritur vazhdimisht shqetësime mbi mungesën e kontrolleve të brendshme dhe përgjegjësinë e menaxhimit.