Ligji i Ri i Shërbimit të Jashtëm/ Spiropali: Një hap vendimtar për modernizimin e diplomacisë shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2026, 10:35
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ pas miratimit të Ligjit të ri për Shërbimin e Jashtëm, pas diskutimeve të gjata që zgjatën deri në orët e para të mëngjesit.
Sipas saj, ligji i ri synon të forcojë kapacitetet diplomatike të vendit, të modernizojë strukturat e shërbimit të jashtëm dhe të rrisë efektivitetin e përfaqësimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, në një moment kyç për proceset integruese dhe sfidat gjeopolitike.
“Pas diskutimeve maratonë, në orët e para të mëngjesit, miratuam Ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm, një instrument thelbësor për ta ngritur edhe më tej përfaqësimin e Shqipërisë, në lartësinë e sfidave të kohës”, shkruan Spiropali.
