Skenari i protestës nesër, Balliu: Nuk përjashtohet bllokimi i rrugëve
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi se protestat kundër qeverisë nuk do të ndalen, duke theksuar se qytetarët janë të vetëdijshëm për korrupsionin e pushtetit aktual.
Sipas tij, pjesëmarrja në protestën e ardhshme pritet të jetë më e madhe, pasi përgjigjet që opozita merr nga takimet me qytetarët tregojnë një pakënaqësi të thellë ndaj qeverisë.
Ai shtoi se ndalimi i protestave do të ngrinte pikëpyetje tek qytetarët, ndaj opozita është e vendosur të vazhdojë aksionin.
Balliu nuk përjashtoi ndryshimin e formës së protestës, duke përmendur si skenar edhe bllokimin e rrugëve apo qëndrimin e gjatë në sheshe.
“Nesër nuk do jetë ndryshe nga herët të tjera, por do të ketë një rritje të pjesëmarrjes. Ne e shikojmë nga përgjigja që marrim. Ne bëjmë takime me qytetarët. Të gjithë deputetët, vecanërisht në Tiranë. Qytetarët janë të qartë që kjo është qeveri që duhet të ikë.
Dhe ky aksion duhet të vazhdojë. Sepse nëse ajo protestë ndalon, atëherë qytetarët ngrenë pikëpyetje. Nuk përjashtohet ndryshimi i formës së protestës, nga bllokimi i rrugës. Qendrasa është një skenar”, tha ai në News 24.

