Nga inxhinieria dentare te pajisja EBOO/ Dental Med Austria ofron shërbim që bashkon shëndetin oral me mirëqenien sistemike
Në një intervistë për Oranews, Mentor Zeqja, Drejtues Teknik i Dental Med Austria dhe Elix Sense Clinic, foli mbi rëndësinë e cilësisë dhe të stafit në ofrimin e shërbimeve dentare dhe të shëndetit të përgjithshëm.
“Për të bërë një vakt të mirë, të duhen ingredientë cilësorë. Në stomatologji është e njëjta gjë,” shpjegoi Zeqja, duke folur për materialet premium që përdoren në klinikë, si implantet e certifikuara nga Bashkimi Europian, qeramika e.max dhe zirkoni nga kompanitë më të mira botërore.
Ai tregoi se pa dorën e mjeshtrit, materiali i mirë nuk mjafton.
“Teknologjia dhe materialet nuk vlejnë pa faktorin njeri. Inxhinieri dentar, mjeku estetist dhe kirurgu i japin jetë materialit.”- shtoi drejtuesi teknik i Dental Med Austria.
Përveç stomatologjisë klasike, klinika po ndjek një qasje holistike përmes Elix Sense Clinic, ku shëndeti oral dhe ai sistemik trajtohen së bashku.
“Pajisja EBOO trajton gjakun, largon toksinat dhe ndihmon pacientët me sëmundje kronike,” tha Zeqja.
Ai shtoi se kombinimi i trajtimeve dentare dhe bio-infuzioneve vitaminash synon ngadalësimin e plakjes biologjike dhe mbajtjen e shëndetit afatgjatë.
“Është një investim në shëndetin e pacientit,”- tha ai.

