VIDEO/ Berisha takon minatorët te Kuvendi: PD ju garanton mbështetje të plotë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka takuar minatorët protestues ditën e sotme, teksa po shkonte për në Kuvend, në një bashkëbisedim të shkurtër ku u njoh nga afër edhe me shqetësimet e tyre.

Gjatë këtij momenti, Berisha dëgjohet teksa shprehet: “Askush nuk bën atë që po bëjnë këta”, teksa nënkupton mungesën e reagimit dhe mbështetjes nga institucionet dhe qeveria.

Ai u garantoi se Partia Demokratike do të qëndrojë në krah të tyre në mbrojtje të të drejtave dhe kërkesave që ata kanë ngritur.