'Fjalim patetik, lexoni rregulloren'/ Peleshi i kthehet Bardhit: Të hënën mblidhet Këshilli i Mandateve

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka konsideruar fjalimin e Gazment Bardhit si patetik. Gjatë fjalës në Kuvend, Peleshi iu përgjigj Bardhit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke theksuar se do të mblidhet ditën e hënë.    

“Lexoni Rregulloren para se të bëni fjalime patetike. Asnjëherë nuk e ke kontestuar interpretimin që kreu i Kuvendit i bën Rregullores, nuk do zgjuarsi.

Nuk është shkelur asnjë nen i Rregullores jemi brenda të gjitha afateve. Të hënën do mblidhet Këshilli i Mandateve pasi është respektuar e drejta e të gjitha palëve. Nuk jemi organ vendimmarrës, por këshillimor. Nëse doni ta çoni në jo normalitet Kuvendin. Puna ime është ta mbaj në normalitet”, shprehet Peleshi.

Ndiqni Kuvendin në seancë plenare live: