Bordi i Paqes, Ulliri: Rama në SHBA i kompleksuar, për faktin se ai njihet për lobimin kundër Trump
Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Uashingtonit, në përgjigje të ftesës së presidentit të SHBA-së, Donald J. Trump për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të këtij Bordi, ku Shqipëriam, sipas qeverisë, ka privilegjin të jetë shtet themelues, njoftoi Agjencia për Media dhe Informim.
E ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” të moderuar nga gazetarja Beti Njuma, ish-deputetja Andia Ulliri u shpreh se gjatë kësaj kohe lidhur me këtë temë ka pasur një kompleksitet të kryeministrit Rama.
“Dhe kjo kur bëhet fjalë për çështjen e z. Trumpo dhe deklaratave të bëra nga vetë z. Rama në të kaluarën për të ku ai ka lozur kundër z. Trump.
Edhe pse ftesa ka qenë për presidentët e vendeve të ftuara, ndaj Shqipërisë ftesa u dha për një kryeministër për të provuar se e ka situatën nën kontroll, por që në fakt nuk e ka”, u shpreh ndër të tjera Andia Ulliri.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”
