"E bëre gafën, mbaje"/ Balla - Bardhit: Të gënjesh është profesion sot, ju e ushtroni në mënyrë shembullore...Hiqeni zhurmuesin

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se në Kuvend nuk ka asnjë kërkesë për heqjen e imunitetit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla theksoi se në Kuvend ka vetëm një kërkesë për dhënie autorizimi. 

Teksa, Balla po quante Bardhin gënjeshtar, ky i fundit ka ndërhyrë për ta kundërshtuar. Balla më tej kërkoi nga Peleshi që t'i bllokonte fjalën Bardhit, duke e quajtur zhurmues.  

Balla: Në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka kërkesë për heqjen e imunitetit, pasi nuk kanë imunitet deputetët dhe ministrat. Ka kërkesë për dhënie autorizimi për masë sigurie. E bëre gafën, mbaje! Sqaroni ata me të cilët flisni. Nuk ka kërkuese për heqjen imuniteti. Sa i përket një kërkesë për dhënie autorizimi, zotërote, si anëtar i atij këshilli jeni njoftuar. Në datën 23 ora 10:00 për të vijuar me mbledhjen. Të gënjesh është edhe profesion sot dhe ju e ushtroni në mënyrë shembullore. Thatë se ka një vendim të GJK-së 8-0. A mund ta kem atë vendimin tënd?! Se unë di që nuk ka një vendim. Sa i përket 8-0, po ka një vendim të tillë në leximin pa jurisprudencë, që thotë që GJKKO ka ndërhyrë në kompetencën e kryeministrit. Të dyja palët…

Bardhi: Zero!

Balla: Zoti kryetar ka një zhurmues në sallë, që bllokon…A mund ta hiqni këtë zhurmues. Kjo ndërhyrje në kompetencat e kryeministrit duhet të adresohet në GJK.

Ndiqni Kuvendin në seancë plenare live: