Muçi zbulon votën: Ja pse e abstenova në Kuvend aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Uashingtonit, në përgjigje të ftesës së presidentit të SHBA-së, Donald J. Trump për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të këtij Bordi, ku Shqipëriam, sipas qeverisë, ka privilegjin të jetë shtet themelues, njoftoi Agjencia për Media dhe Informim.
I ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” të moderuar nga gazetarja Beti Njuma, deputeti Redi Muçi u shpreh se ai ka qenë i vetmi deputet në Kuvendin e Shqipërisë që e ka abstenuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.
“Një nga arsyet ishte vetë fakti që në titullin e marrëveshjes përmendej emri i Edi Ramës, së dyti ishte dhe fakti se ishte e paqartë përfshirja dhe kushtet e Shqipërisë për të marrë pjesë në këtë bord.
Por sidomos, këtij i shtohet edhe fakti që nga të gjitha vendet e BE-së këtij Bordi i janë bashkuar vetëm Bullgaria dhe Hungaria”, u shpreh ndër të tjera Redi Muçi
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”
